Organizata “Reporterët Pa Kufij” ka shprehur shqetësimin në lidhje me lirinë e mediave në Kosovë, e cila përfshihet në grupin e vendeve ku mjedisi i medias është “problematik”.
Ajo radhitet e 75-ta duke humbur 19 vende nga viti i kaluar, kur ishte në vendin e 56-të.
Në raportin e publikuar sot thuhet se sulmet kundër gazetarëve janë rritur në kohën e tensioneve politike mes Kosovës e dhe Serbisë.
Në Indeksin që përfshin 180 vende, Kosova radhitet e 75-ta.
Ndërkohë, edhe në Shqipëri është shënuar përkeqësimi i lirisë së shtypit dhe ajo gjendet e fundit mes vendeve të rajonit dhe shteteve kandidate për në Bashkimin Europian.
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë përballur me rënie të lirisë së shtypit, përveç Maqedonisë së Veriut, e cila ka shënuar përmirësim duke u renditur e 36-ta.