Kotorr: Mbahet Samiti Rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor

Në Kotorr të Malit të Zi sot e nesër mbahet Samiti Rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë pritet të marrë pjesë edhe ndihmëssekretari amerikan në Byronë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, James O’Brien.

Angazhimet e tij në samit do të fokusohen në integrimin ekonomik rajonal dhe mundësinë e rritjes të ofruar nga Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor të BE-së, si dhe do të përforcojnë mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, thuhet në komunikatë e Departamentit të Shtetit.

Cani Travel

Siç pritet, në samit do te marrin pjesë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq si dhe Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley.