KQZ: Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote për zgjedhjet e 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi Listën Votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për zgjedhjet parlamentare në Kosovë që mbahen më 9 shkurt 2025.

Sipas kësaj liste, numri i qytetarëve me të drejtë vote për këto zgjedhje është 2 milionë e 75 mijë e 868 votues.

Cani Travel

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës, është: 1 milionë e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, është: 104 mijë e 924.