Nga 1.janari i vitit 2023, Kracia hyri në zonën Schengen dhe filloi të përdorë euron si monedhë. Zona Shengen përfshin territoret e 26 vendeve evropiane dhe funksionon si zonë e një shteti, pa kontrolle të kufijve të brendshëm. Kjo do të thotë se në Kroaci tani hiqen kontrollet kufitare me të gjitha vendet e BE-së, ndërsa kufijtë me Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi bëhen kufijtë e jashtëm të BE-së.
Nga 1 janari do të shfuqizohen 73 pika kufitare tokësore dhe 12 pika kufitare detare, ndërsa për arsye teknike kontrollet në aeroporte do të hiqen nga 26 marsi.Për qytetarët e vendeve të tjera fqinje që nuk janë në BE, hyrja e Kroacisë në Shengen nuk sjell ndryshime në procedurën e kalimit kufitar sepse Kroacia ka zbatuar tashmë rregullat e Shengenit, por do të ketë ndryshime kur të bëhet fjalë për qëndrimin e tyre në Kroaci, i cili nga 1 janari 2023 nuk mund të kalojë 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore.Me hyrjen e Kroacisë në eurozonë, monedha kroate kuna do të zëvendësohet me euron.