Kryeministri i Malit të Zi: Nuk heqim dorë nga njohja e Kosovës

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të merret me çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Në një intervistë për “Berliner Morgenpost”, Spajiq ka thënë se vendi i tij synon të ketë raporte të mira me Serbinë, por nuk do të heqë dorë nga njohja e Kosovës dhe synimet strategjike që ka.

Cani Travel

“Ne e duam Serbinë. Është vendi ynë fqinj dhe një partner i rëndësishëm tregtar. Rreth 40 për qind e turistëve janë serbë etnikë. Është shumë e rëndësishme për ne që të mbajmë marrëdhënie të mira me Serbinë. Megjithatë, ne nuk do të heqim dorë nga synimet tona strategjike, nga rruga jonë evropiane, nga anëtarësimi në NATO dhe nga njohja e Kosovës. Ne do të ndihmojmë për afrimin e Serbisë dhe shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor me Evropën” ka theksuar ai.