Kryeministri – mërgimtarëve: “Edhe këtu mund të bëhet mirë”

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti iu drejtua mërgimtarëve që vijnë këto ditë për pushime në Kosovë. Ai u ka dëshiruar mirëseardhje mërgimtarëve dhe ka thënë se kthimi i tyre në Kosovë është moment i veçantë dhe shpreh lidhjen e përjetshme që tejkalon kufijtë dhe kohën.

Kreministri Kurti ka përmendur edhe punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë. “Kjo është rruga e mërgatës, shumë shpejt kur të kaloni nga Merdarja në Prishtinë e nëpër shtëpitë tuaja, rruga do të jetë vetëm njëra nga gjërat që do të shihni se si edhe këtu mund të bëhet mire e drejtë sikur në vendet ku punoni e veproni”, ka thënë Kurti.

Cani Travel

Ai ka përmendur gjithashtu se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka aprovuar një listë aktivitetevesh për mërgimtarët në fushat e sportit, kulturës dhe kampe verore si mundësi për bashkëveprim të gjeneratave të ndryshme.