Kryeministrja italiane viziton Shqipërinë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, do të vizitojë sot Shqipërinë. Ajo do të takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në Shëngjin, ku është planifikuar të ndërtohen kampet e emigrantëve.

Siç pritet, Meloni dhe Rama të mbajnë një konferencë për shtyp.

Cani Travel

Kryeministrja italiane do të vizitojë dy pikat ku po ndërtohen kampet e emigrantëve, pas marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, për të pritur të gjithë emigrantët e Lindjes së Mesme që i drejtohen Italisë.