Kthimi i shtetësisë së Kosovës – pa pagesë

„Të gjithë mërgimtarët që kanë qenë të detyruar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, mund ta rikthejnë atë përmes procedurave të lehtësuara, të shpejta dhe pa pagesë“, njoftoi ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Rikthimi i shtetësisë së Kosovës lidhet edhe me shumë të drejta që janë të rezervuara vetëm për shtetasit e saj, si e drejta për të votuar dhe për t’u votuar, por edhe e kandidaturës për vende dhe poste të ndryshme, tha ajo.

Cani Travel

Gërvalla shtoi se rikthimi i shtetësisë së Kosovës është një akt jo vetëm simbolik, dhe se Kosova ka nevojë për mërgimtarët. Prandaj, ministrja e Jashtme bëri thirrje që të gjithë të interesuarit të aplikojnë sa më parë pranë konsullatave tona ose në komunën prej nga vijnë dhe të bëhen sërish shtetas të Republikës së Kosovës.