Ku janë pagat më të larta në Evropë?

Si krahasohen pagat mesatare në të gjithë Evropën? Euronews Business ka hedhur një vështrim më të afërt në vendet që shpërblejnë më shumë punonjësit.

Rregulloret e BE-së për punonjësit janë përgjithësisht mjaft të forta me një theks në kushtet individuale të punës dhe të drejtat e punës, duke përfshirë të drejtën për informacion, ligjet antidiskriminuese dhe sigurinë e punës.

Cani Travel

Megjithatë, kur bëhet fjalë për pagat në vendet anëtare të BE-së, ka ende ndryshime të konsiderueshme, në varësi të një sërë faktorësh, si ligjet, kërkesa, inflacioni dhe të tjera, shkruan Euronews, përcjell telegrafi.

Sipas Statista, në vitin 2022, pagat mesatare vjetore varionin nga 73,642 euro në Islandë, deri në 24,067 euro në Greqi.

Vendet më pagat më të larta në vitin 2022 ishin Islanda (73,642 €), Luksemburgu (72,529 €), Zvicra (67,605 €), Belgjika (63,758 €) dhe Danimarka (59,405 €).

Ndërsa sa u përket pagave më të ulëta ishin Greqia (24,067 €), Sllovakia (24,337 €), Hungaria (26,376 €), Portugalia (29,540 €) dhe Republika Çeke (30,967 €).

Ndërkohë sipas EUROSTAT, kostoja mesatare e punës për orë në BE ishte 30.5 €.

Pagat mesatare vjetore për punëtorët beqarë pa fëmijë ishin 26,136€. Çiftet me dy fëmijë kanë një mesatare prej 55,573 € të hyrash nga paga në vit.

Sipas shkrimit në fjalë, zakonisht sektorët më të paguar në Evropë janë financat, sigurimet, energjia elektrike, minierat, teknologjia e informacionit, shitja me pakicë dhe arsimi.

Në anën tjetër të spektrit, sektorët me pagesë më të ulët priren të jenë mbështetja administrative, hoteleria dhe ndërtimi. 

(Telegrafi)