Kurti dhe Rama takohen në Bled të Sllovenisë

Në Bled të Sllovenisë fillon sot Forumin Strategjik i Bledit – BSF 2023, ku marrin pjesë liderët e rajonit, e në mesin e tyre janë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama dhe Kurti i kanë zgjatur mbrëmë dorën njëri tjetrit para darkës së mikpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob. Ishte ky takimi i parë mes Kurtit dhe Ramës që kur kryeministri shqiptar anuloi mbledhjen në mes dy qeverive në qershor për shkak të zhvillimeve në Veri të Kosovës.

Cani Travel

Foton e takimit e ka postuar kryeministri Rama, ku në mes tyre shihet edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Një nga temat kryesore të forumit në Bled do të jetë integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.