Kurti fton sërish mërgatën të regjistrohet për zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryeministri Albin Kurti, i bëri sërish thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë afat që të regjistroheni për të votuar në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit. Për të shfrytëzuar të drejtën për të votuar duhet të regjistroheni online në faqen e Komisionit Qëndror Zgjedhor, e ku afati i fundit është data 26 dhjetor 2024, pra dita e enjte. Pa këtë regjistrim, nuk mund të votoni. Por, keni vëmendjen e shtuar, shumë prej bashkatdhetarëve po mendojnë që regjistrimi për censusin e popullsisë gjatë verës është i njëjti me regjistrimin për të votuar. Nuk është. Këto janë dy procese të ndara”,  ka theksuar Kurti.

Cani Travel