Kurti i gatshëm për zgjedhje të reja në veri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar mbrëmë (01.06.2023) një bisedë telefonike me Zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jonathan Finer. Pas përfundimit të bisedës, Kurti ka shkruar në Twitter se do të bashkëpunojë me SHBA-të për t’i ulur tensionet në veri të Kosovës. Ai konfirmoi gjithashtu se është i hapur për organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës që ishte edhe propozimi i presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.

Kurti tha se tensionet në veri ulen kur përfundon dhuna e bandave të caktuara serbe, e pastaj mund të bëhet fjalë për zgjedhje të reja. „Kjo kërkon një ndalim të menjëhershëm të dhunës, nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër pjesëtarëve të sigurimit deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”, shkroi Kurti në Twitter.

Cani Travel