Kurti: Kosova duhet të përgatitet për hakmarrje nga Serbia

Gazeta zvicerane NNZ, citon deklaratën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se Serbia nuk ka hequr dorë nga projekti “Serbia e madhe“. Ai thotë se Vuçiqi thjesht po e mashtron Perëndimin dhe se elita në Serbi nuk ka hequr dorë kurrë nga projekti i Serbisë së Madhe.

Kryeministri citohet të ketë thënë se Vuçiqi dëshiron hakmarrje. “Vuçiq ushtron edhe durim strategjik, por synimi mbetet hakmarrja. „Ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”, citohet Kurti.

Cani Travel

Kurti e përshkruan politikën perëndimore karshi Beogradit si naive. Sipas tij Perëndimi ende e gjykon gabimisht Serbinë. “Ajo është një portë për ndikimin kinez dhe rus në Evropë”, citohet të ketë thënë Kurti.