Kryeministri Albin Kurti është takuar me mërgatën shqiptare në Irlandë, gjatë vizitës së tij zyrtare që po zhvillon atje.
Zyra e Kryeministrit ka ndarë një foto nga ky takim, ku shihet Kurti me plis në kokë.
Kurti ka thënë se njerëzit nga diaspora janë ambasadorët tanë më të mirë, që shpërfaqin atë se çfarë përfaqëson Kosova, vlerat unike dhe zellin e punës.
“Diaspora ka kontribuar e vijon të kontribuojë për Kosovën, dhe si Qeveri e kemi obligim që ta vendosim mërgatën në pozicion më të volitshëm e të eksplorojmë format e mundësitë për bashkëpunim. Mes shumë iniciativash, kryeministri përmendi edhe Fondin Sovran”, ka thënë Kurti.