Kurti: Me vendet aleate jemi miq, por s’pajtohemi për çdo gjë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në vënien e gur themelit të fabrikës së prodhimit të dyerve dhe dritareve në Verbicë të Kmetocit. Përveç investimeve të mërgatës, kryeministri foli me këtë rast edhe për situatën në vend, veçmas për raportet mes Kosovës dhe vendeve aleate.

“Ne me vendet aleate e partnere jemi miq, por që nuk do të thotë se pajtohemi në çdo vend dhe për gjithçka”, deklaroi Kurti.

Cani Travel

Lidhur me vendimin e BQK-së për dinarin serb, ai tha se Qeveria e Kosovës, në bazë të ligjeve dhe të Kushtetutës, ka për detyrë ta mbështesë vendimet dhe Rregulloret e BQK-së, dhe shtoi se raportet Kosovë – SHBA janë shumë të mira.

Ndërkaq lidhur me takimin mes tij dhe presidentit serb, Vuçiq, kryeministri Kurti tha se nëse nga BE-ja, i thërrasin për nënshkrim të marrëveshjes, pa dyshim që shkon.