Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në edicionin e 20-të, jubilar, të Forumit Ekonomik të Vjenës, i cili fillon sot, më 13.11.2023. Promovimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal është qëllimi i Forumit Ekonomik të Vjenës që nga themelimi i tij në vitin 2004.
Kurti do jetë sot pjesë e panelit, ku do të diskutohet mbi temën “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”.
Po ashtu, kryeministri i Kosovës do të jetë mysafir i Karl-Renner-Institut, ku do të flasë për temën “Kosova: Shteti i ri demokratik si peng i interesave gjeopolitike”.
Gjatë qëndrimit dyditor në Vjenë, Albin Kurti do të zhvillojë takime me përfaqësues të kompanive private të sektorit të energjisë, për t’i njoftuar më për së afërmi me mundësitë për investime që Kosova ofron në këtë fushë.