Kurti uron kancelarin e ri gjerman Merz

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Friedrich Merz për zgjedhjen e tij si kancelar i ri i Gjermanisë.

Në një postim në X, Kurti thotë se mezi pret bashkëpunimin me Merz i cili u zgjodh sot me shumicë votash.

Cani Travel

“Urimet më të ngrohta për Friedrich Merz për marrjen e mandatit. Shtetet tona janë të lidhura thellë mbi vlerat e ndara dhe vizionin e përbashkët për Evropën. Mezi pres të bashkëpunojmë”, ka shkruar Kurti.