Kuvendi i Kosovës: Ndërpritet seanca, Rashiq nuk u zgjodh nënkryetar

Kryetari i Kuvendit të Kosovë, Dimal Basha, ka ndërprerë seancën e sotme pasi deputeti serb, Nenad Rashiq, s’mori mbështetjen e nevojshme për nënkryetar të parlamentit.

Kjo është hera e dytë që ai nuk votohet për këtë post. Rashiqi i mori 56 vota për, 1 kundër dhe 20 abstenime. Ai ka të drejtë të nxirret në votim vetëm edhe një herë.

Cani Travel

Kryeparlamentari Dimal Basha, e ndërpreu seancën dhe tha se administrata e Kuvendit do të njoftojë se kur mund të vazhdojë ajo.

“Do të vazhdojnë diskutimet me grupet parlamentare. Brenda ditës ju njofton administrata për vazhdimet e seancës”, tha Basha.