Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz dha dorëheqje, si pasojë e kritikave për keqpërdorim të postit dhe korrupsion. Kurz tha se me këtë dorëheqje ka dashur të evitojë „kaosin“ në vend, pasi që ekologjistët kanë refuzuar të qeverisin me një kancelar i cili është nën dyshime se ka shkelur ligjin.
Kurz tha në një deklaratë për mediat se ai propozon Ministrin e Jashtëm Alexander Schallenberg, si pasardhësin e tij. Ndërsa vet planifikon të mbetet kryetar i partisë konservatore dhe shef e deputetëve të partisë së tij në Parlament. Kurz shpreson kështu, që ÖVP partia e tij konservatore të vazhdojë koalicionin qeverisës me Të Gjelbrit.
Dyshohet se Kurz ka paguar mediat për të shkruar mirë për te. Ekziston dyshimi se ai kishte përdorur fonde qeveritare për të paguar për sondazhe të favorshme të opinionit dhe artikuj lajmesh.Akuzat e tilla në shtetet perëndimore gati kurrë nuk të falen!