Sportisti i njohur shqiptar Lirim Zendeli ka hequr dorë nga pjesëmarrja në Formula 2, për shkaqe financiare
Në një postim në rrjetet sociale vet lirim Zendeli ka bërë të ditur se ai i përket një familje normale dhe si i tillë e ka vështirë të sigurojë mjetet e duhura financiare për pjesëmarrje në një garë kaq të rëndësishme dhe të shtrenjtë, siç është Formula2.
„Nuk do të mund të vazhdoj më në F2 për arsye financiare. Pandemia ka reduktuar edhe më tej buxhetin tim tashmë shumë të ngushtë. Para së gjithash do të doja të falënderoja sponsorët e mi nga Gjermania, të cilët kanë qenë të besueshëm dhe ata nuk janë arsyeja e ndërprerjes së papritur. Sidomos Ajdini, i cili duhej të mbulonte boshllëqet e papritura buxhetore të shkaktuara nga premtimet e pa mbajtura nga dikush tjetër. Jam krenar që pata shansin që të garoj në F2, edhe pse vi nga një „familje normale“ financiarisht. Unë gjithashtu do të doja të falënderoja @officialmpmotorsport i cili ka qenë i durueshëm dhe mbështetës gjatë gjithë kohës. Të kuptosh që duhet të tërhiqem për një moment është shumë e vështirë, por do të përpiqem të gjej një mundësi për t’u kthyer në rrugën e duhur sa më shpejt të jetë e mundur“, shkruan Lirimi në profilin e tij në Facebook.