Libri i shkrimtarit të famshëm shqiptar, Ismail Kadare „Kur sunduesit grinden“ është nominuar në listën e gjatë të kandidatëvë për çmimin ndërkombëtar „The Booker 2024“.
Juria e ka cilëësuar këtë libëri si „një meditim magjepsës mbi Rusinë Sovjetike, autoritarizmin, strukturat e pushtetit dhe një periudhë shkrimtarësh të mëdhenj.“
Vepra e Kadaresë arriti që të jetë pjesë e 13 librave në listën e gjatë, në një garë prej 149 librash të tjerë.
Lista e ngushtë me gjashtë libra do të publikohet më 9 prill, ndërkaq vepra që do ta fitojë çmimin “The Booker 2024” do të shpallet më 21 maj.