Tre zyrtarë policorë të kidnapuar të Kosovës u liruan sot me vendimin e Gjykatës së Kralevës në Serbi. Avokati i tyre, Gradimir Nalliq, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se policëve u është hequr paraburgimi dhe se „ata po lirohen“.
Aktakuza kundër tyre është konfirmuar, por ata do të mbrohen në liri. Ata janë akuzuar „se kanë kryer veprën penale të prodhimit, mbajtjes dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe lëndëve shpërthyese.“
Bëhet e ditur se tre policët e liruar do të nisen së shpejti drejt Kosovës.