Lirohet Julian Assange

Themeluesi i Wikileaks, gazetari australian Julian Assange është liruar nga një gjykatë amerikane pasi u deklarua fajtor në një marrëveshje për t`i dhënë fund një beteje ligjore shumëvjeçare. Ai kaloi plot 14 vjet në burgje dhe arrest shtëpie.

Pas seancës dëgjimore në Ishujt e Marianës Veriore, që është një territor amerikan, ai është duke u kthyer tani në Australi dhe nuk do të përballet me burgim.

Cani Travel

Assange u ndoq nga prokurorët amerikanë për zbulim të sasive të mëdha të informacioneve ushtarake dhe kishte frikë nga një dënim i gjatë në një burg të sigurisë së lartë. Javën e kaluar, ai nënshkroi një marrëveshje me SHBA-në për ta pranuar fajin për një akuzë, nga 18 të tilla me të cilat përballej fillimisht.

Assange u largua nga Britania e Madhe të hënën pasi kaloi pesë vjet në burg duke luftuar ekstradimin në SHBA.