Lumturia në pandemi – thyhet rekordi i lindjes së fëmijëve në Kosovë

Pandemia e ka ndryshuar stilin e jetës, e kjo ka rezultuar edhe me një fenomen të (pa)pritur. Rritet numri i lindjeve!

Pandemia Corona ka shpërthyer në mars të vitit 2020 dhe prej atëherë njerzët janë detyruar të qëndrojnë shumë më gjatë në shtëpi. E kjo ka rezultuar me probleme të mëdha psikike, foizike dhe ngatërresa, por ka mundësuar edhe afrimin e familjarëve.

Cani Travel

“Lulëzimi i natalitetit”

Brenda nëntë muajve të vitit 2021 në Kosovë kanë lindur 33.217 foshnje , që është numër rekord në vitet e fundit. Mediat e Kosovës njoftojnë se vetëm në muajin korrik kanë lindur 5.330 foshnje.

Në vitin 2018 kanë lindur 22.622 bebe, me 2019 kanë lindur 580 fosnje më pak, ndërsa në vitin 2020, në kohën kur ishte vendi në mbyllje, lindën 18.186 foshnje.

Rritja e natalitetit – si pasojë e pandemisë

Rritja e numrit të lindjeve në Kosovë në dy vjetët e fundit, sipas sociologes, Makfire Ademi, besohet të ketë ndodhur nga mbyllja që shkaktoi pandemia Covid-19.

“Faktorët kryesorë në rritjen e natalitetit mbeten kryesisht të njëjtë, pra planifikimi i familjes por në vitin e fundit për shkak të pandemisë ishte edhe mbyllja e çifteve, kushtimi i kohës më të madhe ndaj njëri tjetrit, marrëdhëniet seksuale më të shpeshta pa kujdes dhe një faktor kyç është lirimi i stresit përmes marrëdhënies seksuale”, tha sociologia Ademi.

Të njëjtën e thotë edhe sociologu, Ferdi Kamberi. Ai thotë se vitet e fundit i gjithë rajoni kanë pasur një rënie të natalitetit, por bazuar në të dhënat e fundit vërehet se në Kosovë ka rritje të madhe të lindjeve. Sipas tij, në rritjen e natalitetit ka pasur ndikim mbyllja karantinimi gjatë pandemisë Covid-19./ FO