Macron: Normalizimi i raporteve me Kosovën – kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

Presidenti francez, Emmanuel Macron, do ta takohet nesër (08.04.2024) me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në pallatin Elysee në Paris.

Sipas njoftimit nga Presidenca e Republikës Franceze, në takim do të diskutohet për integrimin evropian të Serbisë dhe marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Kosovës.

Cani Travel

“Macron do të riafirmojë, me këtë rast, lidhjen dhe mbështetjen e tij të plotë për integrimin evropian të Serbisë dhe se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është pjesë integrale e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Të dy presidentët do të diskutojnë gjithashtu forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat e mbrojtjes, energjisë, inovacionit dhe inteligjencës artificiale”, thuhet në njoftim.