Magjia e karnavaleve në rrugës e Shkodrës

Për tri ditë me radhë, Bashkia e Shkodrës organizon aktivitetin e karnavaleve në rrugët e qytetit.

Manifestimi tradicional filloi të premtën, e dita e parë e karnavaleve u përmbyll me një shfaqje dritash në fasadën para Bashkisë së Shkodrës.

Cani Travel

Parada tradicionale e të rinjve me veshje e maska shumëngjyrëshe është mbajtir në teatrin “Migjeni”.

Çdo mbrëmje sheshi i qytetit organizoi spektakël dritash, ndërkohë të dielën në ditën e fundit të festës së karnavaleve do të ketë edhe një paradë të aktorëve të qytetit, të cilëve do t’u bashkohen edhe karnavalet e Korçës dhe Tuzit.

Sot bëhet edhe djegia e dordolecit, e cila simbolizon djegien e të gjitha të këqijave dhe simbolizon shpresën për fillime të reja dhe për të ardhme më të mirë.