Ne Cetinje të Malit të Zi mbrëme ndodhi një tragjedi e tmerrshme. Aco Martinoviq ka vrarë 12 persona dhe snë fund ka kryer vetëvrasje. Në mesin e të vdekurëve ka edhe dy fëmijë. Katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në Qendrën Klinike.
Këto informata i konfirmoi edhe prokurorja e rastit Andrijana Nastiq, por ajo nuk tha se cili ishte motivi i vrasësit. Nastiq tha se personat janë vrarë në pesë lokacione të ndryshme – në dy vende të ndryshme janë vrarë nga katër persona, në një vend dy fëmijë dhe në dy vende nga një person. Në mesin e personave të vrarë ka edhe familjarë dhe miq të vrasësit.
Mali i Zi ka shpallur 3 ditë zie.