Sulmuesi me makinë në Mannheim është një gjerman 40-vjeçar, për të cilin disa media njoftojnë se quhet Alexander S. dhe është me origjinë nga Ludwigshafen. Motivet e tij për sulm akoma nuk dihen, por policia dhe hetuesit thonë se deri tani „nuk janë zbuluar motive politike“.
Sipas hetuesve, dyshohet se personi që ka kryer këtë sulm „ka probleme psikike“. Ai ka pasur dy denime por para më shumë se 10 vjet. Një për shkak të lëndimeve trupore dhe një për shkak të vozitjes nën ndikimin e alkoholit.
Si pasojë e futjes me një makinë në gruin e njerëzve të mbledhur për karnavale kanë vdekur dy persona, një grua 83-vjeçare dhe një burrë 54 vjeç, dhe janë plagosur të paktën 11. Pesë prej tyre janë në gjendje të rëndë, njoftuan autoritetet.
Bëhet e ditur se personi i dyshuar për sulmin në Mannheim është arrestuar dhe se gjendet në spital.