Manovrat më të mëdha ajrore të NATO-së

Nga 12 deri më 23 qershor, NATO do të zhvillojë manovrat më të mëdha ajrore në historinë e saj “Air Defender 23”. Të udhëhequr nga Gjermania, rreth 10.000 ushtarë dhe 250 avionë nga 25 vende do të praktikojnë operacionet ajrore në hapësirën ajrore evropiane.

Manovrat do të zhvillohen kryesisht mbi Gjermani, në korridoret e planifikuara. Meqenëse në këtë vend zhvillohen rreth 8 mijë fluturime civile çdo ditë, pasojat për segmentin civil janë të pashmangshme gjatë stërvitjes ushtarake të NATO-s në mes të qershorit, në kohën kur nisin pushimet e shkollave. Ekspertët presin pasoja më të mëdha veçanërisht në Frankfurt, Hamburg dhe Berlin, dhe pak më pak në Mynih.

Cani Travel

Falë përgatitjeve intensive, qeveria gjermane, Bundesëehri dhe industria e aviacionit shpresojnë të parandalojnë kaosin gjatë aksionit “Air Defender 23” në Gjermani.  „Aktualisht nuk ka asnjë anulim fluturimi të planifikuar”, tha Arndt Schoenemann, kreu i kontrollit të trafikut ajror gjerman. Por, ekspertët paralajmërojnë se vonesat janë të mundshme.