Aktori i njohur Kreshnik Ibrahimi do të paraqitet me datë 14 maj para publikut të tij të shumtë në Zvicër. Me satirën e tij të mprehtë dhe batutat e shumta Ibrahimi shpesh sjell humor në veçanti në mesin e mërgimtarëve tanë, por edhe më gjërë, sepse ai ka aktruar së bashku me grupe të shumta të njohura të humorit shqiptar.
Aktori i humorit, Kreshnik Ibrahimi, ka vuajtuar sikur edhe shumë ne të tjerët në kohë pandemie, duke mos mundur të ketë kontakt të drejtpërdrejt me publikun, për një kohë të gjatë.
Por pas pezullimit të masave, ai kthehet tani në „dërrasat“ e tij më të dashura për aktorët, në skenën para publikut (në Salmen) në Schlieren të Zvicrës. Prej disa vitesh Ibrahimi jeton në Gjermani. Shfaqja e radhës titullohet “Martesa me letra”, e Kreshnik Ibrahimi, sjell përmes satirës një pjesë të realitetit, sepse nuk janë të paktë ata që kërkojnë rrugë të ndryshme për të „ndrequr letrat“ në Gjermani, Zvicër apo vende të tjera perëndimore.
Kreshnik Ibrahimi është producent dhe udhëheqësi i emisionit të njohur “Ich bin Albaner”. Ai fton shqiptarët që jetojnë në Zvicër por edhe në vende të tjera të afërta, që të vijnë në sallë dhe të ndajnë së bashku humorin e tij të mprehtë.
Biletat për këtë shfaqje mund t’i rezervoni në këtë link: https://eventfrog.ch/de/p/theater-buehne/comedy-kabarett/martesa-me-letra-komedi-shqip-6927928068808774119.html?fbclid=IwAR2t-bJgT3_7GAZqgISBPHAv_Di46aU-xvAwdzYHW2lxGH_ycYvDWQyaKHA