„Tërheqja e një pjesë të njësive policore nga ndërtesat e komunave në veri të vendit është sinjal i mirë nga Qeveria e Kosovës, por ky është hap i pamjaftueshëm karshi kërkesave të BE-së“. Kështu deklaroi i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një intervistë për magazinën ‘Lajmet e Fundit’ në RTK.
Sarrazin shtoi se masat e vendosura nga BE-ja nuk do të hiqen pa u zbatuar plani trepikësh i BE-së nga Kosova. Në këtë bisedë, ai përmendi edhe deklaratën e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla në forumin e Dubrovnikut, ku ajo tha se BE është „tigër prej letre“ dhe se nuk mund të garantojë paqe e siguri në Evropë, pa SHBA-në dhe NATO-n. Sarazzin tha se kjo deklaratë i ka lënduar raportet mes Kosovës dhe BE-së, duke e lëkundur besimin mes tyre.
I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin theksoi se qëndrimi i Bashkimit Evropian ndaj situatë aktuale në Kosovë është shumë i qartë, e kjo do të thotë se masat e BE-së do të hiqen vetëm nëse Kosova i plotëson të gjitha kushtet.