Mbahet ceremonia ‘Topi i Artë’, një nga kandidatët edhe Granit Xhaka

Sonte, më 28.tetor 2024, në Paris mbahet ceremonia e ndarjes së çmmit ‘Topi i Artë’.

Në këtë event do të marrin pjesë 28 futbollistë që do të konkurrojnë për trofeun më prestigjioz individual në botën e sportit, e në mesin e tyre është edhe mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka.

Cani Travel

Xhaka luajti një rol kyç në suksesin e Bayer Leverkusen, duke kontribuar në fitimin e Bundesligës sezonin e kaluar.

Ai është shqiptari i parë që merr një nominim për këtë çmim të rëndësishëm.

Mediat e huaja shkruajnë se favoriti për marrjen e çmimit ‘Topi i Artë’ është ylli i Real Madridit, Vinicius Junior.