Mbi 3600 të huaj erdhën të punojnë në Kosovë në vitin 2023

Kosova ka lëshuar mbi 3,600 leje të punës për shtetasit e huaj përgjatë vitit 2023.

Instituti GAP ka njoftuar se krahasuar me vitin 2022, ka pasur një rritje prej 22.4 për qind të numrit të lejeve të lëshuara.

Cani Travel

Në vendet e origjinës së qytetarëve që kanë marrë leje pune në Kosovë gjatë vitit të kaluar prin Turqia dhe Bangladeshi.

Sipas statistikave të publikuara nga ky institut, 1,004 shtetas turq kanë marrë leje pune vitin e kaluar, 722 shtetas të Bangladeshit, 465 shtetas serbë e 440 nga Shqipëria.

Allianz Kokollari

Numër më i ulët i punëtorëve është regjistruar nga Maqedonia e Veriut me gjithsej 211, 144 nga Shtetet e Bashkuara, 70 nga Filipinet, 61 nga Gjermania e 43 nga Mali i Zi.