Më 24 shtator në Këln do të mbahet koncerti më i madh shqiptar i mbajtur ndonjëherë në Gjermani, i organizuar nga EASY Shqip (faqja zyrtare: www.easy-shqip.de ). Për këngëtarët, muzikën dhe artin shqiptar do të hapë dyert LANXESS Arena, me një kapacitet prej më shumë se 18.000 vendesh. Në LANXESS Arena ka mbajtur koncert para ca kohësh edhe Dua Lipa, e këtu janë prezantuar edhe yjet e muzikës botërore si Madonna, Whitney Houston, Beyoncé, Adele, Rihanna…
Qëllimi i këtij prezantimi madhështor të organizuar nga EASY Shqip, është promovimi i kulturës dhe muzikës shqiptare në Gjermani dhe Evropë, por edhe më gjerë, pasi për koncertet këtu tregon interesim të madh edhe media gjermane. E një synim tjetër është edhe promovimi i frymës së lirisë, paqes dhe zhvillimeve në Kosovë dhe tek rinia shqiptare, si një prej aseteve më të mëdha të vendeve tona. Por duke mos harruar kurrë edhe rolin e mërgatës shqiptare, e cila ka dhënë dhe jep kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm në kohërat më të vështira, por edhe tani në promovimin e vlerave shqiptare, kudo që jeton e punon. Me këtë kocert madhështor „duam të promovojnë vlera kulturore e muzikore si dhe energji pozitive që burojnë nga muzika shqiptare“, thonë përfaqësuesit e EASY Shqip.
Me tingujt magjepës të muzikës shqiptare dhe botërore do të prezantohen me 24 shtator yjet e muzikës si: Era Istrefi, Ledri Vula, Dhurata Dora, Elvana Gjata, Erëza Muqoli, Dj Gimi, Lumi B, Mc Kresha & Lyrical Son, Kida, Tayna, Yll Limani…
„KURR‘ SU KON MA EASY ME U KNAQ & ME I BON BASHK KREJT SHQIPTART“, rekomandojnë organizatorët.
E ata që vërtet duan të kënaqen, le ta vizitojnë faqen zyrtare të EASY Shqip: www.easy-shqip.de
Ndërsa biletat mund t’i gjeni në pikat shitëse (Ticket Outlets). Ose edhe më kollaj, klikoni në këtë link: https://www.eventim.de/help/outlets/
Pasi të hapet linku, e shkruani qytetin ku jetoni dhe e gjeni vendin më të afërt ku mund të bleni bileta.
Të gjitha informacionet për koncertin dhe për blerjen e biletave mund t’i gjeni edhe në faqen instagramin zyrtar të easyshqip.
Koncerti fillon në ora 15:30 dhe do të zgjasë të paktën deri në ora 23:30.