Merkel nderohet me Çmimin e Paqes

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel u nderua sot me Çmimin e Paqes nga Organizata kulturore e OKB-së Unesco për angazhimin e saj në krizën e refugjatëve. “Të gjithë anëtarët e jurisë u prekën nga vendimi i saj i guximshëm në vitin 2015 për të mirëpritur mbi 1.2 milionë refugjatë, veçanërisht nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Eritrea. Kjo është trashëgimia që ajo lë”, deklaroi presidenti i jurisë dhe fituesi i “Çmimit Nobel për Paqen 2018”, Denis Mukwege. Edhe drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, vlerësoi lart angazhimin e Merkelit në zgjidhjen e krizës së refugjatëve. „Mënyra në të cilën i trajtojmë dhe pranojmë migrantët dhe refugjatët mbetet një çështje e rëndësishme.“