Mesazhi i Baerbock për Serbinë: „Nuk mund të ulesh në dy karrige“

Ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock, dhe homologia e saj sllovene, Tanja Fajon, duan të promovojnë integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimornë BE. Por edhe vendet duhet të kryejnë reformat e tyre në këtë drejtim, thanë dy kryediplomatet pas takimit të tyre të djeshëm në Lubjanë.

Lidhur me sjelljen e Beogradit zyrtar ndaj BE-së dhe marrëdhënieve të ngushta me Rusinë, ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha: “Kur flasim tani për zgjerimin, është e qartë se nuk mund të ulesh njëkohësisht në dy karrige”. Prandaj, bisedimet e anëtarësimit duhet të shoqërohen me një angazhim për paqen, sigurinë dhe vlerat brenda Bashkimit Evropian. “Unë jam jashtëzakonisht e shqetësuar për zhvillimet e fundit, veçanërisht në Serbi, në lidhje me tendencat propagandistike nacionaliste”, tha ministrja e Jashtme gjermane.

Cani Travel