Ministria e Shëndetësisë fton specialistët të kthehen nga mërgata dhe të punojnë në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, e cila aktalisht është pa ministër të plotfuqishëm pas largimit të ministrit të mëparshëm, ka apeluar tek specialistët e fushave të ndryshme në mjekësi që të kthehen dhe punojnë në institucionet shëndetësore të Kosovës. Kjo ftesë publike i është dërguar specialistëve të mërgatës shqiptare, atyre nga rajoni i Ballkani Perëndimor por edhe profesionistëve të huaj mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë pohon se edhe më parë ka ekzistuar bashkëpunimi me eskpertët në mërgatë, por tani ata ftohen të ndihmojnë vendin dhe shëndetësinë dhe në këtë mënyrë të sigurojnë shërbimet e domosdoshme në të gjitha nivelet.

Cani Travel

Të gjithë të interesuarit që kanë përvojë të konsiderueshme pune në lëmitë ku veprojnë dhe veçanërisht ata që kanë dhe përvojë akademike u lutemi të na drejtohen. Ata që janë të interesuar mund të bëjnë marrëveshje me institucionet shëndetësore ose Ministrinë e Shëndetësisë.

Në njëftim thuhet se „angazhimi i profesionistëve shëndetësor nga mërgata dhe jashtë vendit do të respektoj kushtet e Udhëzimit Administrativ (QRK) nr. 10/2022 për licencimin e profesionistëve shëndetësor të huaj dhe aktet e tjera ligjore në fuqi“, njofton Diaspora Today.

Personat e interesuar për angazhim në institucionet publike të Kosovës mund ta lajmërohen me e-mail në adresën: Msh.Aplikimi@rks-gov.net