Prof.dr. Mira Mezini inxhiniere për shkencat kompjuterike në Universitetin Teknik të Darmshtadit në Gjermani, fitoi çmimin prestigjioz “LOEWE Top Profesorship“. Këtë e bëri të ditur Akademia e Shencave e Shqipërisë. Shkencëtarja shqiptare është anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe profesore e ftuar në disa vende të botës, duke përfshirë Britaninë e Madhe; e ajo është edhe zëvendëspresidente e Universitetit të Darmstadt-it për transferimin teknologjik dhe për kërkimin dhe inovacionin.
Ky çmim i siguron prof. Mezinit rreth 1.9 milionë euro për një periudhë prej pesë vjetësh për kërkimin shkencor mbi bazat e programimit për zhvillimin e sistemeve të softwer-it të të mësuarit interaktiv të decentralizuar të sigurt dhe të besueshëm.