Mira Murati largohet nga OpenAI

Pas një karriere të suksesshmë në pozita të larta në OpenAI, shqiptarja Mira Murati ka njoftuar se do të largohet nga kompania.

Shefja e Teknologjisë e „OpenAI“ që krijoi „Chat GPD“ e ka publikuar lajmin në rrjete sociale ku ka falënderuar ekipin për besimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë udhëheqjes së saj.

Cani Travel

“Nuk ka kurrë një kohë ideale për t’u larguar nga një vend që dikush e pëlqejnë, megjithatë, ky moment ndihet i duhuri”, ka shkruar Murati në një postim në „X“.

Ajo thotë po largohet sepse dëshiron të krijojë kohën dhe hapësirën për të bërë eksplorimin e saj. “Për momentin, fokusi im kryesor është të bëj gjithçka në fuqinë time për të siguruar një tranzicion të qetë”, tha mes tjerash ajo.