Bordi i drejtorëve të OpenAI kumtoi se Sam Altman do të largohet si CEO (kryeshef ekzekuzitv) dhe do të zëvendësohet nga shefja e teknologjisë Mira Murati.
Kompania tha se kreu “një proces shqyrtimi konsultativ” dhe “arriti në përfundimin se Altman nuk ishte vazhdimisht i sinqertë në komunikimet e tij me bordin, duke penguar punën”.
“Bordi nuk ka më besim në aftësinë e tij për të vazhduar udhëheqjen e OpenAI,” thuhet në deklaratën e kompanisë.
CTO Mira Murati u emërua shefe e përkohshme ekzekutive e OpenAI.