Ministria e Jashtme e Gjermanisë reagoi ndaj Projektligjit Serbisë për shpalljen e Kosovës zonë të mbrojtjes, duke vlerësuar se me atë, Serbia shkeli obligimet e saj nga dialogu.
“Projektligji i Serbisë për shpalljen e Kosovës zonë të mbrojtjes së veçantë dhe për juridiksionin mbi veprat penale, shkel qartë obligimet e saj nga dialogu. I kërkojmë Serbisë që ta rishqyrtojë. Të dyja shtetet, Kosova dhe Serbia, duhet të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023 pa vonesë, duke përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.