Mundësi bashkëpunimi me partnerë gjermanë

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare njofton se më 12 qershor 2024, në Mynih të Gjermanisë do të mbahet edicioni i 10-të i takimeve B2B në kuadër të „Purchasing Initiative Western Balkans“.

Ky është vendi më ideal për takime B2B dhe për të hapur horizonte të reja në tregun ndërkombëtar.

Cani Travel

Deri tani janë regjistruar kompani të shumta blerëse në platformën e takimeve të BME-Matchmaking-Plattform për Western Balkans Purchasing Initiative 2024.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë deri më 4 prill 2024 në https://www.bmematchmaking.com/login ose kontaktoni në info@oegjk.org për çfarëdo ndihme dhe asistence.