Mynih: Fillon Konferenca e Sigurisë

Në Mynih të Gjermanisë fillon sot Konferenca e Sigurisë. Ajo do të hapet nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Konferenca e 60-të e Sigurisë zgjat tre ditë dhe në të marrin pjesë presidentë, kryeministra, eurodeputetë e deputetë nga shtete të ndryshme.  

Cani Travel

Temat më të rëndësishme janë lufta në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Siç pritet, në këtë takim do të bisedohet edhe për atë që mund  të ndodhë nëse ish-presidenti Trump fiton zgjedhjet e ardhshme në SHBA.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla kanë udhëtuar dje për në Mynih, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Në këtë konferencë merr pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pjesëmarrja e Kurtit dhe Vuçiqit në të njëjtin forum po ndodh në kohën kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur për shkak të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar pagesat me dinarin serb në territorin e Kosovës.