Oktoberfest, festivali më i madh i birrës në botë, fillon sot në mesditë në Mynih. Pritet se këtë manifestim do të vizitojnë rreth 6 milionë mysafirë nga e gjithë bota.
Pas sulmeve të dyshuara me motive islamike në Solingen dhe Mynih, janë shtuar masat e sigurisë për vizitorët në Oktoberfest. Siç u paralajmaërua, do të intensifikohen kontrollet e të gjithë njerëzve që vijnë në këtë festival.