Shoqata bamirëse nga Mynihu “Besa Foundation” organizon më 25.06.2023 një tubim në mbështetje të Kosovës. Në ftesën e shoqatës për këtë tubim thuhet:“ Ne, populli i Kosovës, jemi të vendosur të ruajmë vlerat e sundimit të ligjit dhe stabilitetit në territorin tonë. Në veri të Kosovës po përballemi me një kërcënim në rritje nga krimi i organizuar, i mbështetur nga qeveria serbe dhe me sa duket edhe nga Rusia. Kjo situatë rrezikon të përshkallëzohet pasi trupat serbe janë pozicionuar dhe kërcënojnë vazhdimisht ndërhyrjen ushtarake.“
Prandaj, shoqata “Besa Foundation” bën thirrje të gjithë kosovarëve që të demonstrojnë në mënyrë paqësore kundër këtij kërcënimi. Kjo shoqatë fton të gjithë qytetarët që me flamuj të Kosovës dhe shteteve të tjera mike t’i bashkohen protestës, “WE STAND WITH KOSOVA, NOW. SUPPORT DEMOCRACY”.