Ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe përfaqësues të NATO-s janë takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në këtë takim ata janë shprehur qartë kundër çdo ndryshimi të statusit aktual të urës së Ibrit.
Këtë e kumtoi ambasadori i SHBA-së Jeff Hovenier, i cili foli para gazetarëve pas takimit me Kurtin.
“Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë… u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës së Mitrovicës aktualisht”, deklaroi ambasadori Hovenier.