Kur kanë mbetur më pak se 48 orë nga nisja e festivalit të madh shqiptar, i cili tradicionalisht mbahet në Zürich të Zvicrës, autoritetet kanë vendosur ta ndalojnë mbajtjen e tij. Organizatori i “Alba Festival” ka bërë të ditur se festivali i njohur për shqiptarët, i cili mbahet çdo vit, është anuluar për shkak të pandemisë Corona. Zyrtarisht thuhet se „arsyeja e anulimit të festivalit është si shkak i gjendjes pandemike nga COVID-19“.
Në këtë Festival ishte e planifikuar të paraqiten shumë yje të muzikës si Sabri Fejzullahu, Ledri Vula, Tayna… dhe shumë të tjerë!