Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë! Kandidati për kancelar Friedrich Merz dhe kabineti i tij nuk u votuan në Bundestag në raundin e parë. Në votimet e fshehta, Merz mori vetëm 310 vota, gjashtë më pak se sa duhej.
Pas votimit, seanca e Bundestagut u ndërpre. Presidentja e Bundestagut, Julia Klöckner, njoftoi më pas se ka thirrur një raund të dytë për nesër, të mërkurën. Në raundin e dytë të votimit, Merzit do t’i duhen sërish 316 vota, ndërsa në raundin e tretë do të mjaftonte një shumicë e thjeshtë.