Në momentin e fundit arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat

Josep Borell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanër arritur mbrëmë (23.22.2022) vonë marrëveshjen për targat, me ndërmjetësimin e BE-së. Por presidentja Osmani-Sadriu fltet për meritat e veçanta të SHBA-së për këtë marrëveshje.

Cani Travel

„Kosova do t’u japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrim të makinave, kurse Serbia nuk do të lëshojë më targa makinash me emra të qyteteve të Kosovës” – njoftoi përmes Twitter-it kryediplomati evropian Josep Borrell, vetëm një orë para së të skadonte afati kur qeveria e Kosovës do të niste me shqiptimin e gjobave për shoferët me targa ilegale të lëshuara nga Serbia.

Akoma nuk dihet të gjitha detajet e marrëveshjes, por sipas Borrellit, „Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për masat që ndihmojnë në shmangien e tensioneve dhe për përqëndrim të plotë në propozimin për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve“.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u takuan të merkurën në Bruksel me ndërmjetësimin e Borrellit dhe emisarit të BE për dialogun Miroslav Lajçak në Bruksel, por këto takime përfunduan pa asnjë marrëveshje. Borrelli akuzoi Kosovën për dështimin e bisedimeve, ndërsa Kurti tha se Borrelli po e shkel planin e vet BE-së.

Sidoqoftë, zëvëndëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi,  që negocioi marrëveshjen për targat shkroi se „pas marrëveshjes së sotme, ne duhet të vazhdojmë bisedimet tona intensive për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve.”

Presidentija Vjosa Osmani-Sadriu ka faklënderur SHBA për këtë marrëveshje. Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Kurti shtyu për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS. Në reagimin e parë pas marrëveshjes për targat, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, një meritë të veҫantë për këtë marrëveshje ua dha Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

„Dua të falënderoj ambasadorin Jeff Hovenier dhe qeverinë e SHBA-së për angazhimin e tyre në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova u është mirënjohëse”, shkroi Osmani në Twitter.