Në Prishtinë zhvillohet “Vienna Economic Talks“

Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë është mbajtur konferenca “Vienna Economic Talks”, në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës.

Kryetari i Forumit Ekonomik të Vjenës, Victor Jackovich, tha se Kosova është pjesë integrale e Evropës, dhe se ajo ka edhe një ekonomi të gjallë. Jackovich shtoi se Kosova ka edhe presione nga jashtë por se beson se do t’i kapërcejë ato.

Cani Travel

Elena Kirtcheva, anëtare e bordit dhe sekretare e përgjithshme e Forumit Ekonomik të Vjenës, theksoi se qëllimi kryesor forumit është konsolidimi i rajonit, i cili, sic tha ajo, ka nevojë për Evropën, por edhe i nevojitet asaj.

Kryeministri Albin Kurti, tha se qeveri ka bërë investime ne fushën e ekonomisë, dhe shtoi se organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë konfirmuar përparimin e Kosovës në fushat e demokracisë dhe sundimit të ligjit.Kurti pranoi çmimin nga Forumi Ekonomik i Vjenës për bashkëpunim dhe kontribut në zhvillimin ekonomik të nivelit nacional dhe rajonal, çmim ky që u dorëzua nga Presidenti i Forumit Ekonomik, Ambasadori Victor Jackovich.